Politikë
29/10/2026 22:17
Ekskluzive: Këta janë dy serbët e arrestuar në Istog
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si “Masakra e Padalishtes” në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy shtetas të komunitetit serb. Indeksonline mëson se të arrestuarit në këtë aksion janë Zhikica Belošević (Žikica Belošević) dhe Grujica Belošević (Grujica Belošević).
Sipas informatave ata janë arrestuar në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut. Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale..
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Zvicra miraton strategji të re për luftimin e valëve të të nxehtit dhe thatësirës
Sport
Ronaldo shënon hat-trick, i afrohet edhe më shumë shifrës së 1000 golave
Politikë
Transferimi në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit
Teknologji