← Kthehu te Ballina
Lajme 03/11/2026 09:17

EKSKLUZIVE: Aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Europol në Prishtinë

EKSKLUZIVE: Aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Europol në Prishtinë

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Europol-in, ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të call center-ave në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se operacioni ka përfunduar pak më parë, ndërsa gjatë aksionit janë arrestuar disa persona.

Po ashtu, gjatë kontrolleve janë konfiskuar prova që pritet të shërbejnë në vazhdimin e hetimeve.

IndeksOnline do të raportojë për detaje të tjera lidhur me këtë aksion.

Reklamë