Ekoregjioni pezullon mbledhjen e mbeturinave në katër komuna
Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Ekoregjioni”, Burim Shala, ka njoftuar se shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave do të pezullohen në komunat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës dhe Rahovecit, deri në një njoftim tjetër.
Sipas njoftimit të kompanisë, vendimi vjen pasi deponia e KMDK-së në Landovicë nuk po lejon hyrjen e automjeteve të “Ekoregjionit”, për shkak të obligimeve financiare të papërmbushura.
Kompania ka bërë të ditur se kjo situatë lidhet me mosshlyerjen e obligimeve financiare të komunave përkatëse ndaj “Ekoregjionit”, gjë që ka ndikuar në pamundësinë e kompanisë për t’i përmbushur detyrimet e saj ndaj KMDK-së.
Përmes njoftimit, qytetarëve dhe bizneseve në këto katër komuna u është bërë thirrje që të mos i nxjerrin mbeturinat jashtë shtëpive, objekteve apo lokaleve të tyre deri në rifillimin e shërbimeve.
“Ekoregjioni” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke bërë të ditur se për çdo zhvillim të ri dhe për rifillimin e shërbimeve do të njoftojë përmes kanaleve zyrtare.
Të rejat Lexo më shumë
KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm
“Blindohet” me efektivë Kuvendi para protestës së studentëve, nuk vendoset kordon dhe perimetër sigurie
Pse ftohemi më shpesh në vjeshtë dhe si mund të mbrohemi nga virozat?