← Kthehu te Ballina
Sport 09/10/2026 15:46

Ekipi i madh turk hyn në garë për Donnarumman

Ekipi i madh turk hyn në garë për Donnarumman

Galatasaray mund të futet në garën për portierin e Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma, nëse italiani bëhet i disponueshëm në tregun e transferimeve.

Sipas TEAMtalk, edhe Real Madridi mund ta shqyrtojë mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit, për të cilin interesim kanë shfaqur gjithashtu Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Juventusi.

Megjithatë, Galatasaray ende nuk ka bërë ndonjë ofertë apo kontakt zyrtar për portierin italian.

E ardhmja e Donnarummas mbetet e lidhur me situatën te Manchester City, ndërsa mbetet të shihet nëse gjiganti turk do të ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar atë.

Reklamë