Lajme
15/10/2026 13:45
Ekipet mjekësore nga Austria rikthehen në Fushë Kosovë, ofrojnë ekzaminime falas për fëmijët
Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se të premten, më 16 tetor, nga ora 13:00, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fatmir Krasniqi” do të rikthehen ekipet mjekësore nga Austria, përmes shoqatës “Allianz für Kinder”.
Sipas njoftimit të Komunës, ekipet do të kryejnë ekzaminime për fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç, të cilët kanë probleme të zemrës, kirurgjike, ortopedike dhe urologjike.
Shoqata “Allianz für Kinder” do t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit në Austri, si dhe shpenzimet për një prind shoqërues.
Për qytetarët që vijnë nga komunat e tjera, do të jetë në dispozicion parkingu në oborrin e Komunës së Fushë Kosovës.
Komuna u ka bërë thirrje prindërve që të paraqiten me kohë për ekzaminimin e fëmijëve.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Malisheva dhe Prishtina luajnë për kreun e tabelës, formacionet zyrtare
Politikë
Koalicioni saudit njofton për ‘kapjen dhe shkatërrimin e një rakete’ në zonën e Medinës
Politikë
E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në Tiranë
Politikë