Egnatia ndalet nga Craiova, pëson humbjen e parë pas dy barazimeve
Egnatia ka pësuar humbjen e parë pas dy barazimeve radhazi, duke u mposhtur me rezultat 2-0 nga Universitatea Craiova në Ligën e Konferencës.
Skuadra shqiptare nuk arriti të përballojë presionin e vendasve, të cilët kaluan në epërsi me Alexandru Cicaldau në minutën e 27-të. Pas një pritjeje të gjatë dhe verifikimit të situatës nga VAR-i për pozicion jashtë loje, goli u konfirmua.
Në minutën e 33-të, Nicușor Bancu dyfishoi epërsinë e Craiovës, me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e lënë portierin Mario Dajsinani pa mundësi reagimi.
Egnatia pati një mundësi të mirë për të reaguar në pjesën e dytë, kur Altin Kryeziu provoi me një goditje nga distanca në minutën e 53-të, por portieri i Craiovës u përgjigj me një pritje të shkëlqyer.
Situata u komplikua edhe më shumë për ekipin shqiptar në minutën e 84-t, kur Eneo Bitri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Pas dy barazimeve radhazi, Egnatia rikthehet te humbjet, ndërsa Craiova siguron një fitore 2-0.
Të rejat Lexo më shumë
Realizohet lindja e parë pas fertilizimit të asistuar në sektorin publik shëndetësor në Kosovë
Nvidia dhe SpaceX humbasin miliarda dollarë në vlerë tregu, një ditë pasi demokratët korrën një fitore të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik