Edhe stadiumi i Ferizajt bëhet me reflektorë
FC Ferizaj ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe presidentin Agim Ademi për mbështetjen dhe investimin në infrastrukturën sportive të klubit.
Përmes një njoftimi, klubi ferizajas bëri të ditur se tashmë është pajisur me reflektorë modernë, të cilët do të mundësojnë zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive edhe gjatë orëve të natës, shkruan
Nga FC Ferizaj e kanë vlerësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për klubin, futbollistët, tifozët dhe gjithë qytetin.
“Një falënderim i veçantë për Federatën e Futbollit të Kosovës dhe presidentin z. Agim Ademi për mbështetjen dhe investimin e rëndësishëm në infrastrukturën sportive të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.
Klubi theksoi se investimi në infrastrukturë është investim në të ardhmen e futbollit dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët.