← Kthehu te Ballina

EDHE NATA TE PËRNGJAN

ShpërndajeFacebookWhatsApp
EDHE NATA TE PËRNGJAN

Poezi nga: Cesare Pavese

Përktheu: Angela Kosta

nata e largët që qan heshtur,

brenda zemrës thellë,

dhe yjet kalojnë të lodhur.

Një faqe prek faqen

është një dridhje e ftohtë,

dikush lufton dhe lutet vetëm,

i përhumbur tek ty, në ethet e tua.

Nata vuan dhe gulçon agimi,

Zemra e mjerë ç’britma.

O fytyrë e mbyllur, ankth i errët,

ethe që trishton yjet,

është dikush që si ty pret agimin

duke vëzhguar fytyrën tënde në heshtje.

Je shtrirë nën natën

si një horizont i mbyllur i vdekur.

Zemra e mjerë ç’britma një ditë e largët ti ishe agimi.

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme