E rëndë në Vaun e Dejës, burri godet bashkëshorten me sqepar – gruaja në gjendje kritike në spital
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Vaun e Dejës. Raportohet se një burrë ka qëlluar bashkëshorten e tij me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rëndë në trup. Fatkeqësisht ajo ndodhet në rrezik për jetën.
Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 55-vjeçarja e plagosur është identifikuar si Zina Krajni.
E dëmtuara është transportuar me një autoambulancë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia vendore e Shkodrës menjëherë ka bërë të mundur arrestimin e bashkëshortit të saj i cili dyshohet se është personi që e qëlloi me sqepar duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Janë ende të paqarta motivet e krimit në familje ndërsa në vendngjarje forcat e policisë po vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë. /euronews.al/
Të rejat Lexo më shumë
Kujdes me kabllot zgjatuese, këto pajisje shtëpiake nuk duhet t’i lidhni me to
Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut
Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga një lagje në Prishtinë