E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jetën ish-polici kufitar nga Peja, Elvis Mulliqi, ka lënë të lënduar edhe dy persona të tjerë.
Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se në mesin e të lënduarve në këtë aksident është edhe djali i të ndjerit, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
47-vjeçari, Elvis Mulliqi humbi jetën në aksidentin ku u përfshinë dy automjete.
Aksidenti ndodhi rreth orës 15:45. Pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë segment rrugor është rikthyer në normalitet./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Sport
Bjellorusi 0-2 Shqipëri, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë sërish Manaj e Hysaj
Sport
Gjimshiti flet pas fitores: Të vazhdojmë kështu!
Sport
Armand Duka pas suksesit të Shqipërisë: Sonte duhet vetëm të festojmë!
Politikë
