← Kthehu te Ballina
Sport 12/10/2026 19:16

E pyesin për situatën e Real Madridit, ja si përgjigjet Cubarsi

E pyesin për situatën e Real Madridit, ja si përgjigjet Cubarsi

Pau Cubarsi është aktualisht një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Sukseset e tij me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës, tregojnë se mbrojtja është në duart e sigurta.

Së fundmi atë e pyetën për Real Madridin dhe situatën e tyre me gjyqtarë, me Cubarsin që vendosi të mos përgjigjet për këtë temë.

“Nuk është një temë për mua. Nuk i kushtoj vëmendje kësaj. Unë përqendrohem në atë që mund të ndikoj në të vërtetë: klubin tim dhe atë që mund t’u japim tifozëve tanë”, u shpreh Cubarsi.

Reklamë