← Kthehu te Ballina

“E prisnin jashtë sepse e bëri shqiponjën pas golit”, përfaqësuesja e ekipit të futbollit UÇK Sydney rrëfen kërcënimet që serbët ia bënin djalit të saj

ShpërndajeFacebookWhatsApp
“E prisnin jashtë sepse e bëri shqiponjën pas golit”, përfaqësuesja e ekipit të futbollit UÇK Sydney rrëfen kërcënimet që serbët ia bënin djalit të saj

Në Sydney të Australisë ekziston një ekip futbolli, i quajtur UÇK Sydney, i cili është krijuar nga shqiptarë që vijnë nga disa treva shqiptare.

E një ekip i tillë, padyshim që ka nxitur reagimin e serbëve që jetojnë atje, të cilët, edhe në Australi nuk e kanë ndaluar gjuhën e urrejtjes.

Si lindi “UÇK”-ja e Sydneyt? Historia e ekipit shqiptar të futbollit që po fiton trofe në Australi

Në një intervistë për Telegrafin, për këtë temë ka folur përfaqësuesja e këtij ekipi, Leonora Toska.

Ajo tha se u ka ndodhur një rast, kur djali i saj është pritur nga serbët, që të dilte ai nga zhveshtorja, për ta sulmuar.

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

“Unë e kam djalin, që është në ligën këtu dhe luan me një me një ekip, e që është edhe një ekip serb, edhe atë ditë ai i ka shënuar tre gola! Edhe në të tre golat e ka bërë shqiponjën. Dhe në fund e kemi pas një rrëmujë të madhe, sepse, edhe prindërit serbë e prisnin jashtë djalin tim që të dal nga dhoma e ndërrimit! Mirëpo, jo vetëm kaq. Edhe në Instagram e në rrjetet tjera sociale ka pasur shumë urrejtje” tha ndër tjera ajo!

Mirëpo, ngjarje të tilla nuk e zbehin dashurinë për atdheun dhe Leonora tha se do vazhdojnë deri në fund që ta mbajnë UÇK-në kampion atje./Telegrafi/

Shiko videon te burimi ↗ youtube.com

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme