E përdori fjalën “narcisist” te kritika e Ronaldos, Ferdinand i reagon gazetarit: Mblidhe vetën pak…
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, i ka dalë në mbrojtje Cristiano Ronaldos pas një shkrimi kritik të gazetarit të Mirror Football, Harry Brent.
Në artikullin me titull “Narcisisti Cristiano Ronaldo duhet larguar pas 2,000 fjalëve me ankesat e tij për Portugalinë”, gazetari kritikon ashpër yllin portugez, shkruan
Ferdinand reagoi drejtpërdrejt ndaj gazetarit përmes rrjeteve sociale, duke shkruar:
“Narcisist? Terminologji e çmendur për t’u përdorur për dikë që i ka dhënë kaq shumë këtij sporti dhe vendit të tij. Harry Brent, mblidhe pak veten!”
Ish-mbrojtësi i Manchester United e konsideron të padrejtë përdorimin e termit “narcisist” për Ronaldon, duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të portugezit për futbollin dhe kombëtaren e tij.
Të rejat Lexo më shumë
Sali: Procesi i anëtarësimit në BE duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita
Vashat po bëhen gati për ndeshjen ndaj Austrisë, sot mbajnë seancën e radhës stërvitore
“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë së Justina Pulës