"E papranueshme", Dafina Zeqiri zbulon mesazhet që ka marrë nga gratë pas rastit të Arlindës
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar sërish pas rastit tragjik të Arlinda Sylaj - Zekajt, duke ndarë shqetësimin për përvojat e grave që pretendojnë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet për shkak të dhunës, por nuk kanë gjetur mbështetjen e duhur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka treguar se reagimi i saj për Arlindën ka nxitur shumë gra t’i shkruajnë privatisht dhe t’i tregojnë për rastet e tyre.
Sipas saj, disa prej tyre i kanë dërguar edhe dokumente që lidhen me denoncimet e bëra në Policinë e Kosovës.
Foto: Screenshot/Instagram
Dafina ka bërë të ditur se këto gra kanë raportuar se janë paraqitur disa herë në polici për të kërkuar ndihmë për dhunë fizike dhe abuzim nga partnerët, por, sipas mesazheve që ajo ka pranuar, nuk kanë marrë mbështetjen që kanë pritur.
Këngëtarja e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i trajtojnë me seriozitet denoncimet dhe të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e qytetarëve.
Në reagimin e saj, ajo ka kundërshtuar edhe tendencën për ta konsideruar dhunën në familje si një çështje që duhet të mbetet brenda mureve të shtëpisë.
Sipas Dafinës, rastet e tilla nuk mund të justifikohen si probleme private, pasi bëhet fjalë për dhunë dhe vepra që kërkojnë trajtim serioz.
Përveç kërkesës për reagim institucional, artistja ka vënë në pah edhe rëndësinë e edukimit të djemve që në fëmijëri, duke theksuar se respekti ndaj grave duhet të mësohet dhe të kultivohet që në familje.
Të rejat Lexo më shumë
Mickoski për zgjedhjet në Serbi: Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë
Trump premton shpërblim prej një milion dollarësh për denoncimin e mashtrimeve zgjedhore
Streçet nuk janë më vetëm për palestër: Katër kombinime elegante që do t’i shihni kudo këtë vjeshtë