Politikë
09/11/2026 15:31
E ngarkuara me punë e SHBA-së takon Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në siguri
E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Në fokus të diskutimit ishte rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.
Ambasada Amerikane ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Jobe Bellingham drejt transferimit në Ligën Premier, gjiganti anglez interesohet për të
Lajme
Njerëzit me IQ të lartë, të cilët nuk kanë durim për gjëra të pakuptimta, pothuajse kurrë nuk ankohen për këto gjëra
Ekonomi
Hapen ofertat financiare për ankandin e erës, kompania franceze paraqet çmimin më të ulët
Lajme