Politikë
19/10/2026 18:16
E NESËRMJA NUK LIND SOT, SHQIPËRIA IME
I njoh mirë tregtarët e zjarrit unë.
I pashë njëherë,
në vitin e mbrapshtë ’97,
tek qëllonin Zotin me pushkë hekuri
në ballë.
Që atëherë,
sa herë digjet e vritet Shqipëria,
dikush del në oborr
dhe shpall pranverën
në kopshtin e tij.
Jo!
E nesërmja nuk lind nga mesha e tregtarëve të gjakut,
Shqipëria ime,
as prej duarve të atyre që gozhdojnë
Atdheun në kryq.
E di mirë, unë:
jo çdo gjë që ka flakë
e çon popullin në këmbë.
Sot, kur zjarri të ha të gjallë,
lind dhimbja;
kur Atdheu digjet në flakë,
lind turpi;
sot, kur vëllai godet vëllain,
lind urrejtja,
lind hakmarrja,
lind vëllavrasja…
E nesërmja nuk lind sot,
Shqipëria ime!
As Prometeu s’ua fal zjarrin
atyre që abuzojnë me dritën,
Shqipëria ime.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Rama paralajmëron për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht
Teknologji
Dokumentari për Elizabeth Holmes befason në kinema, arkëton 13 milionë euro në fundjavën e parë
Lajme
Aksident trafiku në rrugën Strumicë-Vallandovë, lëndoeht një 60-vjeçar
Ekonomi