← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 13:46

E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në Tiranë

E moshuara shtrihet në rrugë, bllokon kalimin e mjeteve të policisë gjatë protestës në Tiranë

Gjatë protestës së studentëve në Tiranë një e moshuar është shtrirë në rrugë, duke bllokuar kalimin e mjeteve të Policisë.

Ngjarja vjen në një kohë kur protesta e studentëve po shoqërohet me tensione dhe përplasje me forcat e rendit, ndërsa situata në Tiranë e qytete të tjera është e tensionuar.

Studentët kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me gjendjen në universitetet publike, kostot e arsimit të lartë, mbështetjen financiare dhe perspektivën e punësimit pas diplomimit.

Protestat në Tiranë janë shoqëruar edhe me bllokime rrugësh dhe ndërhyrje të policisë për të menaxhuar situatën.

Gjatë përplasjeve të ditëve të fundit, janë raportuar përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion nga policia, si dhe dëmtime të pronës publike dhe private.

Reklamë