Lajme
09/10/2026 09:31
E mitura kapet duke vjedhur produkte në një lokal në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Një person ka raportuar se e mitura është zënë duke vjedhur disa produkte nga lokali.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:18, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencën e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.10.14:18. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se e dyshuara femër e mitur, është zëne duke vjedhur disa produkte nga lokali. E dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit në prezencën e zyrtares së Qendrës për Punë Sociale, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa gjërat i janë kthyer të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Punëtori ra nga çatia në Zvicër, gjykata dënon menaxherin me 33 mijë franga
Lajme
Tetë aksidente trafiku në Ferizaj brenda 24 orëve, gjashtë persona të lënduar
Teknologji
Trump nderon Elon Musk me medaljen më të lartë shkencore në SHBA: Thomas Edison i kohëve moderne
Sport