← Kthehu te Ballina
Sport 24/10/2026 18:31

E kritikoi, e la në stol dhe e humbi ndeshjen: Çka tha trajneri i Sassuolos për Arijanet Muricin?

E kritikoi, e la në stol dhe e humbi ndeshjen: Çka tha trajneri i Sassuolos për Arijanet Muricin?

Trajneri i Sassuolos, Alberto Aquilani foli dje për Arijanet Muricin në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj Comos.

Aquilani e kritikoi Muricin për paraqitjet e tij, ndonëse tha se ka respekt për atë.

“Kam respekt të pafund për këtë lojtar. E konsideroj një portier me potencial të konsiderueshëm. Ai mund të luajë në çdo ligë të botës. Është e qartë se po kalon disa vështirësi dhe gabimet e tij të përsëritura po ndikojnë tek ai dhe te skuadra. Kemi biseduar për këtë çështje dhe ai është i vetëdijshëm për të. Është një djalë i sjellshëm dhe inteligjent. Duhet ta ndihmoj atë dhe skuadrën, dhe këtë po e marr parasysh”, tha ai dje.

Gjatë ditës së sotme, Arijanet Murici mbeti në bankë rezervë, me portierin Stefano Turatin që e zëvendësoi.

Sassuolo e Aquilanit u mposht nga Como e Cesc Fabregasit, me shifrat prej 2-0.

Muric ka luajtur në shtatë ndeshje në këtë edicion të Serie A, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në takimit ndaj Milanit, sipas “Flashscore”, por që asnjëherë s’e ka mbajtur portën e paprekur. Portieri dardan luajti edhe në një ndeshje të Kupës së Italisë, duke mbajtur portën e paprekur.

Portieri i kombëtares së Kosovës e kompletoi transferimin e tij të përhershëm në Itali sivjet, për shtatë milionë euro nga Ipswichi, pasi sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Sassuolo.

Reklamë