← Kthehu te Ballina
Sport 04/11/2026 10:16

E çuditshme, dy skuadrat shkrihen në një të vetme!

E çuditshme, dy skuadrat shkrihen në një të vetme!

Një kapitull i ri pritet të nisë për hendbollin e femrave në Ferizaj.

KHF Kastrioti dhe KHF Ferizaj kanë arritur marrëveshje për bashkimin e dy klubeve në një klub të vetëm, i cili do të mbajë emrin KHF Kastrioti–Ferizaj.

Ky bashkim është realizuar me përkrahjen e drejtorit të DKRS-së, Gazmend Bytyçi, i cili ka kontribuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Klubi i ri synon të krijojë një organizim më të fuqishëm, të bashkojë përvojën dhe talentin e dy skuadrave dhe të ketë ambicie më të larta në hendbollin e femrave.

Ndërkohë, do të vazhdojnë procedurat dhe kompletimi i dokumentacionit të nevojshëm pranë institucioneve përkatëse për formalizimin juridik dhe institucional të bashkimit.

Me këtë marrëveshje, hendbolli i femrave në Ferizaj synon një të ardhme më të suksesshme, nën një emër dhe me një qëllim të përbashkët.

Reklamë