← Kthehu te Ballina
Sport 26/10/2026 13:01

“E bllokoi Lamine Yamalin”, Rakitic i mahnitur nga taktika e Mourinhos: Barça e kishte të vështirë!

“E bllokoi Lamine Yamalin”, Rakitic i mahnitur nga taktika e Mourinhos: Barça e kishte të vështirë!

Ivan Rakitic ka vlerësuar planin taktik të Jose Mourinhos ndaj Barcelonës, duke thënë se Real Madridi ia vështirësoi shumë lojën skuadrës katalanase.

Sipas tij, madrilenët u përqendruan te lojtarët e krahëve, sidomos te Lamine Yamal, të cilin shpesh e mbulonin dy ose tre futbollistë njëkohësisht, shkruan

“Real Madridi arriti t’ia ndalte Barcelonës lojën nga krahët. Lamine Yamal pati shumë vështirësi, sepse gjithmonë kishte dy ose tre lojtarë pranë tij. Barcelona e pati të vështirë ta zhvillonte lojën e saj. Plani i Mourinhos funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur!”, u shpreh Rakitic

Kujtojmë që skuadra e Real Madridit mbrëmë shënoi fitore 1:2 ndaj Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”.

Reklamë