Lajme
08/10/2026 18:01
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, digjen disa automjete në Baar të Zvicrës
Disa automjete u përfshinë nga flakët më 28 shtator në Baar, në kantonin Zug, ndërsa autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht.
Zjarrfikësit mbërritën në Ruessenstrasse pak pas orës 22:00, ku disa automjete ishin përfshirë plotësisht nga zjarri. Flakët u përhapën edhe në një ndërtesë tregtare aty pranë, shkruan Waston, transmeton
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, u parandalua përhapja e mëtejshme e zjarrit. Megjithatë, dëmet materiale vlerësohen në disa qindra mijëra franga zvicerane.
Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta.
Policia kantonale e Zugut ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë diçka të dyshimtë para ose gjatë zjarrit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
BE reagon sërish: Ndryshimet në Ligjin për Specialen bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Sport
Real Madridi përgatit kontratën e re për Bellinghamin, synon ta mbajë larg Ligës Premier
Politikë
Pezullohen nga puna shtatë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit që kanë aktakuzë
Politikë