Dyshime për mjet shpërthyes, Policia dhe KFOR-i në vendngjarje në Medvec të Lipjanit
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të KFOR-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Medvec të Lipjanit, pas dyshimeve për mjete shpërthyese.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prezenca e zyrtarëve policorë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
Dyshohet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese, përkatësisht granata dore, mirëpo deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
Sport
Spanja shënon nga penalltia dhe ngushton rezultatin, Anglia me një lojtar më pak
Politikë
Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
Sport
Spanja po kthehet, Williams shënon të dytin
Politikë
