Dybala mes të tashmes dhe të ardhmes: Shpresoj të mbyll karrierën te Roma
Paulo Dybala mendon për të tashmen e tij te Roma, por edhe për atë që do të ndodhë më pas në kohë.
Sulmuesi argjentinas po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampioneve, ku verdhekuqtë që kthehen pas disa vitesh do të presin Realin e Madridit dhe Jose Mourinhon në Olimpico.
Champions League? Dhamë gjithçka sezonin e kaluar-tha Dybala në kanalet e UEFA-na solli alegri ne dhe tifozëve. Po kështu edhe krenari. Do të jetë e vështirë, përballemi me disa prej skuadrave më fituese në botë, por me nxitjen e tifozëve tanë do të kemi diçka më shumë’.
Më pas argjentinasi u fokusua te karriera e tij teksa foli për të ardhmen e tij te Roma dhe mbylljen e mundshme të karrierës së tij me verdhekuqtë.
‘Nuk e kisha imagjinuar kurrë të kisha një karrierë të tillë këtu-shtoi Dybala teksa foli për rrugëtimin e tij në futbollin italian-ky vend më priti krahëhapur, njerëzit më ndihmuan të rritem si person dhe si futbollist, ka shumë emocione, momente të bukura dhe momente të trishtuara, siç është jeta e çdo njeriu. Shpresoj që të ketë një fund italian. Ku? Në Romë me Romën. Por është e parakohshme të flitet tani për këtë’.
Të rejat Lexo më shumë
Yamal zbulon një detaj të trishtueshëm nga fëmijëria e tij e varfër
Ministria e Drejtësisë për rastin e Iva Mihajllovës: Përkatësia etnike nuk duhet të jenë bazë për trajtim të privilegjuar
Rama: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni, Prishtina nuk qeveriset me kërcënime