← Kthehu te Ballina

Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani, Latifi shpreh ngushëllime

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani, Latifi shpreh ngushëllime

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se është thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e tyre.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, bashkëndiejmë me dhimbjen tuaj të madhe. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Latifi.

Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në një aksident të rëndë në Gjermani

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me fjalët: “Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!” /Telegrafi/

Shiko videon te burimi ↗ facebook.com

Burimi: telegrafi.com

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme