← Kthehu te Ballina
Lajme 18/10/2026 10:16

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan

Dy të mitura raportohen të zhdukura në Gjilan

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, familjarët kanë njoftuar autoritetet se dy vajzat kishin dalë së bashku, por më pas nuk dihej vendndodhja e tyre.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes së tyre.

Reklamë