Dy talentë të rinj i bashkohen KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka finalizuar marrëveshjen me IKONNECT Football Academy nga Lagos, Nigeri, për transferimin e dy futbollistëve 19-vjeçarë, Aliyu Halliru dhe Auwal Hamisu.
Të dy futbollistët janë 19-vjeçarë dhe konsiderohen ndër talentet e dalluara të akademisë nigeriane.
Aliyu Halliru, i cili luan në pozitën e sulmuesit, dhe Auwal Hamisu, mesfushor, i bashkohen klubit tonë si pjesë e strategjisë për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj me potencial për të ardhmen.
Marrëveshja me IKONNECT Football Academy shënon një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të KF Prishtina e Re dhe krijimin e mundësive për afrimin e futbollistëve perspektivë nga tregje të ndryshme të futbollit.
Dy futbollistët janë mirëpritur nga drejtori i klubit, Sami Boroci, i cili u ka uruar mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e tyre të ri me fanellën e KF Prishtina e Re.
Mirë se vini në familjen e KF Prishtina e Re, Aliyu dhe Auwal, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të rejat Lexo më shumë
Kallas: Nuk shohim shenja të vullnetit të Rusisë për të negociuar paqen në Ukrainë
Deputeti i LVV-së: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
Presidenti gjerman i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen për Kosovën