← Kthehu te Ballina

Dy raste të kalimit ilegale të kufinit, arrestohen tre shtetas serb dhe një maqedonas

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Dy raste të kalimit ilegale të kufinit, arrestohen tre shtetas serb dhe një maqedonas

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar dy raste të kalimit illegal të kufirit. Sipas raportit policor, rastet e raportuara janë nga Kamenica dhe Dheu i Bardhë.

Në lidhje me këto raste, janë arrestuar tre shtetas serb dhe një maqedonas.

Rastet e raportuara:

Fsh. Novosellë, Kamenicë / 16.11.2026 – 12:35. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja në të cilën ndodheshin tre të dyshuar dy femra dhe një mashkull shtetas të Serbisë. Me veturë të dyshuarit dyshohet se në mënyrë ilegale jashtë vendkalimit kufitar nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

PKK, Dheu i Bardhë 16.11.2026, 19:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Republikës së Maqedonisë Veri në territorin e Republikës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme