Dy mandate për shqiptarët, Shiroka Pula: Kjo fitore është e të gjithëve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës siguruan dy mandate në Kuvendin e Serbisë.
Përmes një mesazhi urimi, Shiroka Pula ka vlerësuar se ky rezultat dëshmon rëndësinë e bashkimit politik, besimit të qytetarëve dhe përkushtimit të përbashkët.
Ajo u ka shprehur urimet e saj dy deputetëve shqiptarë, duke theksuar se kjo fitore u takon atyre dhe të gjithë shqiptarëve.
Presidentja ka shprehur shpresën që ky rezultat të shërbejë si pikënisje për një përfaqësim më të fuqishëm politik, mbrojtje më efektive të të drejtave të shqiptarëve, zhvillim ekonomik dhe respektim të plotë të dinjitetit kombëtar.
Në fund, Shiroka Pula u ka bërë thirrje dy deputetëve që ta ruajnë unitetin edhe gjatë mandatit të tyre, duke theksuar se forca e vërtetë qëndron te bashkimi.
Të rejat Lexo më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Xavi Espart, synon transferimin e yllit të Juventusit
SHBA-ja përgatit plane për sulme të mëdha ndaj Iranit, në pritje të vendimit të Trumpit
Xhuli Nura 'shpërthen' pas vrasjes së Arlindës: Me kë t’i bëj bebat, me vrasës a?