Dy gola dhe plot raste: Mbyllet me spektakël pjesa e parë ndërmjet Romës dhe Realit
Është mbyllur me rezultat të barabartë pjesa e parë ndërmjet Romës dhe Real Madridit.
Të dy skuadrat kishin plot raste shënimi, sidomos italianët por që epilogu i këtij 45-minutëshi rezultoi të jetë 1-1.
Roma e nisi fuqishëm ku pas vetëm katër minutave lojë Hermoso ishte afër të befasonte Courtois.
Paulo Dybala pastaj kishte një rast të mirë shënimi por gjithashtu dështoi ta konkretizonte.
Ishte Marten de Roon që përfitoi nga një top i devijuar për ta lënë Courtoisin të shtangur duke kaluar Romën në epërsi (20’).
Sidoqoftë, gëzimi i vendasve zgjati pesë minuta me Kylian Mbappen që shënoi një supergol për ta barazuar rezultatin (25’).
Reali pastaj kishte rastin e artë për të përmbysur epërsinë megjithatë Marc Cucurella dështoi nga afërsia.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë se si do të shkojë situata.
Të rejat Lexo më shumë
Trump thotë se në Grenlandë do të nisë eksplorimi "masive" për naftë, gaz dhe minerale
Konstituohet Bordi i KRE-së, Kosova drejt funksionalizimit të baterive për ruajtjen e energjisë
PSG ia merr frymën Manchester Cityt në shtëpinë e tyre, parisienët shënojnë tri herë brenda 45 minutave