Dy gjyqtarët nga Kosova drejtojnë dy ndeshje evropiane në hendboll
Dy gjyqtarët nga Drenica, Genc dhe Getoar Bujupi, kanë vazhduar me sukses përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të hendbollit.
Gjatë fundjavës, dy gjyqtarët drejtuan dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbolliste, të zhvilluara ndërmjet skuadrës sllovake Slovan Duslo Shala dhe ekipit VIF nga Ishujt Faroe.
Ndeshjet u zhvilluan në qytetin Shala të Sllovakisë, në kuadër të raundit të tretë të kësaj gare evropiane.
Në përballjen e parë, skuadra sllovake triumfoi me rezultat 29:24, ndërsa në ndeshjen e dytë shënoi fitore edhe më bindëse, 36:26, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër.
Genc dhe Getoar Bujupi tashmë janë emra të rregullt në skenën evropiane të hendbollit, duke vazhduar të përfaqësojnë gjyqtarët kosovarë në garat ndërkombëtare.
Të rejat Lexo më shumë
Flick kërkon transferimin e yllit të Bayern Munichut në janar, por përballet me një pengesë të madhe
Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim
Kuvendi mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme, diskutohet raporti i KE-së