Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut
Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në kuadër të javës së nëntë të Bundesligës.
Mesfushori 22-vjeçar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë në përmbysjen e rezultatit nga 1-0 në 2-1, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në repartin ofensiv.
Augsburgu kaloi fillimisht në epërsi, por Gruda mori përgjegjësinë për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Në minutën e 33-të, ai asistoi për golin e barazimit 1-1, ndërsa vetëm dy minuta më vonë dhuroi një tjetër pasim të bukur, që u konkretizua për 2-1 në favor të Leipzigut.
Maschine 🔥⭐️ Man of the Match ⭐️#RBLFCA #Bundesliga https://t.co/bpyaBrMxfu
— RB Leipzig (@RBLeipzig) November 7, 2026
Me këto dy asistime, Gruda ishte vendimtar në rikthimin e skuadrës së tij dhe në marrjen e tri pikëve, në një ndeshje që përfundoi me rezultat bindës 5-2.
Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 65-të, ndërsa kjo ishte paraqitja e fundit në nivel klubesh para se t'i bashkohet Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Gjermania më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Serbisë, ndërsa më 16 nëntor e pret Holandën. Për Grudën ekziston mundësia që të debutojë me ekipin e parë, pasi grumbullimin e kaluar e kishte humbur për shkak të lëndimit.
Ndërkohë, në anën tjetër, Arijon Ibrahimovic luajti vetëm në pjesën e parë për Augsburgun, ndërsa të premten mori ftesë nga Gjermania U21 për ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës dhe Kroacisë.
Të rejat Lexo më shumë
Kjo veturë elektrike mund të përshkojë një fushë futbolli për vetëm një sekondë!
Rrobat mbajnë erë të keqe edhe pas larjes? Pastroni këtë pjesë të rrobalarëses ku grumbullohet myku
Del video, polici qëllon sulmuesin që vrau pesë persona në Poloni