Dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në ajër pas ngritjes nga aeroporti i Los Angelesit
Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim pasi dy avionë për pak sa nuk u përplasën në ajër, pak pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angelesit (LAX), gjatë fundjavës.
Incidenti ndodhi të shtunën, rreth orës 00:20, kur, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), fluturimi 28 i Air France bëri një “kthesë të paautorizuar” pas ngritjes nga aeroporti.
Si pasojë, avioni hyri në trajektoren e një tjetër mjeti fluturues, i cili ishte nisur nga një pistë paralele, transmeton
Sipas regjistrimeve audio të komunikimit mes kontrollorëve të trafikut ajror dhe pilotëve, kontrollorët reaguan menjëherë duke i kërkuar avionit të Air France të kthehej djathtas dhe të rikthehej në trajektoren fillestare.
Në të njëjtën kohë, pilotëve të fluturimit 1660 të American Airlines, i cili po udhëtonte drejt Dallasit, iu kërkua të ulnin lartësinë për të shmangur një përplasje të mundshme.
Pas incidentit, kontrollorët e trafikut ajror i pyetën vazhdimisht pilotët e Air France se çfarë kishte ndodhur dhe pse ishin larguar nga trajektorja e caktuar e ngritjes. Megjithatë, për gati 20 minuta nuk duket se morën një përgjigje të qartë.
“Më duhet një përgjigje. Cila ishte trajektorja e ngritjes që ju udhëzoi të ndiqnit kulla e kontrollit?”, dëgjohet duke pyetur një kontrollor ajror pilotin e Air France.
Autoritetet e kanë klasifikuar rastin si një “devijim të mundshëm nga udhëzimet e pilotit”, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të incidentit.
Shortly after taking off from LAX, an Air France jet made an unauthorized turn into the flight path of an American Airlines jet headed to Dallas. Some flight-tracking sites say the planes came within 400 feet vertically and 4,600 feet laterally of each other. https://t.co/gBRQbcuoDe
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) November 10, 2026
Të rejat Lexo më shumë
Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës te Komuna e Parisit: Lekët i lashë në kazino
Mattarella vlerëson arbëreshët: Ruajtja e identitetit shqiptar nuk e pengon integrimin në Itali
Gerrard i kërkon Chelseat të nënshkruajë tre mbrojtës të klasit botëror për të garuar për trofe