Duka për pensionimin e Balliut: Të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas vendimit të mbrojtësit Ivan Balliu për t’u tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Përmes një mesazhi publik, Duka ka shprehur mirënjohjen për kontributin e futbollistit, shkruan
Kreu i FSHF-së ka theksuar se Balliu ishte gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren dhe se përfaqësimi i Shqipërisë ishte një kapitull i veçantë në karrierën e tij.
“Ivan, të falënderoj nga zemra që zgjodhe Shqipërinë, që përfaqësove rrënjët e tua dhe që i dhe kaq shumë Kombëtares. Kam shumë respekt për ty, si futbollist dhe si njeri”, ka shkruar Duka.
Ai ka shtuar se emri i mbrojtësit ka zënë një vend të rëndësishëm në historinë e Kombëtares shqiptare, duke i uruar që përvoja e tij me Shqipërinë të ketë qenë po aq e veçantë sa për të gjithë ata që e patën në skuadër.
Balliu, me vendimin për t’u tërhequr nga përfaqësuesja shqiptare, mbyll një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij ndërkombëtare.
Të rejat Lexo më shumë
“Është përgjegjësi e tepërt”, ylli i Portugalisë refuzon ta veshë fanellën me numrin 7 të Ronaldos
“Kam punuar në bunkerin e Hitlerit përpara se të arratisesha", historia e jashtëzakonshme e 101-vjeçarit
Një grua kanoset nga një person në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje