← Kthehu te Ballina
Politikë 06/10/2026 23:16

Dugolli: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’ - Hamza mund ta refuzojë e Justina Pulën

Dugolli: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’ - Hamza mund ta refuzojë e Justina Pulën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.

Dugolli, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke thënë se ai mund ta refuzojë edhe këtë kandidaturë.

“Tash, kur të del Bedri Hamza i PDK-së dhe ta refuzojë edhe Justina Pulën si propozim për Presidente, arsyetimi pak a shumë ka me qenë: ‘Ka dalë një herë në fotografi me Albin Kurtin’”, ka shkruar Dugolli.

Reklamë