Dua Lipa fiton betejën ligjore për domenin që përdorte emrin e saj pa autorizim
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar një çështje ligjore ndaj një tregtari nga Hong Kongu, i cili kishte përdorur emrin e saj për të promovuar dhe shitur produkte pa autorizimin e artistes. Si rezultat i vendimit, domeni i përdorur për këtë aktivitet do të kalojë në pronësi të kompanisë së saj.
Sipas gazetës “Daily Mail”, një person i identifikuar si Gary kishte krijuar faqen dualipa-asiastore.com, përmes së cilës tregtonte veshje, çanta dhe aksesorë, duke krijuar përshtypjen se biznesi kishte lidhje me këngëtaren.
Çështja u dërgua pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), e cila, pas shqyrtimit të ankesës, vendosi në favor të Dua Lipës. Sipas vendimit, domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, ndaj u urdhërua transferimi i tij te kompania e artistes.
Vendimi vjen në një kohë kur emri i Dua Lipës përfaqëson jo vetëm një markë të njohur në industrinë muzikore, por edhe një biznes me vlerë të konsiderueshme financiare.
Dokumentet e kompanive të saj tregojnë se këngëtarja ka gjeneruar rreth 23.4 milionë paund nga muzika, të drejtat autoriale, koncertet dhe aktivitetet e tjera tregtare. Ndërkaq, kompania e saj Radical22 vlerësohet në rreth 73 milionë paund.
Të rejat Lexo më shumë
Mourinho: Qëllimi është të fitojmë tituj, jo vetëm një ndeshje kundër Barcelonës
Nga protestat te oligarkia, Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri
Profesori amerikan Alon Ben-Meir reagon ashpër për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë