Drita vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vushtrrinë dhe i afrohet kreut
Drita ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra e Ardian Nuhiut vazhdon formën e mirë, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke ushtruar presion në garën për kreun e tabelës, shkruan
Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Vushtrria reagoi në fund të pjesës së parë, kur Albijon Shurdhiqi shënoi një gol të bukur për 2-1.
Në pjesën e dytë, Drita e kontrolloi lojën dhe në minutën e 75-të Albert Dabiqaj shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1.
Me këtë triumf, Drita renditet në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit në tabelë me vetëm tri pikë.
Në xhiron e ardhshme, Drita përballet me Drenicën në udhëtim, kurse Vushtrria e pret Prishtinën.
Të rejat Lexo më shumë
Prishtina fiton në udhëtim derbin ndaj Llapit
Nëntë familje në Mitrovicë në kontest me Infrakos për pronën ku jetojnë prej më shumë se 20 vjetësh
Keq e më keq për Manchester Unitedin, karton i kuq dhe gol për Chelsean!