Sport
10/10/2026 20:31
Drenica dhe Feronikeli ndajnë pikët në një derbi spektakolar, shënohen katër gola
Drenica dhe Feronikeli kanë zhvilluar një derbi rajonal spektakolar, që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Feronikeli kaloi në epërsi me Lorik Dobratiqin, por vendasit barazuan menjëherë pas autogolit të Krešimir Luetiq.
Në pjesën e dytë, Genc Hamiti i dha epërsinë Drenicës, ndërsa Ibrahim Cërvadiku realizoi golin e barazimit për Feronikelin, duke i siguruar skuadrës së tij pikën e parë në udhëtim këtë sezon.
Mysafirët patën disa raste të mira shënimi dhe mund të synonin më shumë, por në fund u desh të pajtoheshin me një pikë.
Në ndeshjet e ardhshme, Feronikeli do të përballet me Llapin në mesjavë, ndërsa Drenica do të udhëtojë te Gjilani.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Tre kosovarëve iu refuzohet hyrja në Gjermani
Politikë
Pak ditë pasi u bë presidente, Justina Shiroka ndryshon pamje, shikoni transformimin e saj!
Lajme
U largua nga Franca për të ndjekur ëndrrën e saj, sot mban me krenari uniformën e Policisë
Teknologji