Drenasi paralajmëron masa ligjore për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara
Komuna e Drenasit ka njoftuar se po vazhdon angazhimin për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave, mirëmbajtjen e ambientit dhe vendosjen e tabelave informuese që ndalojnë hedhjen e mbeturinave në hapësira publike dhe lokacione të papërshtatshme.
Sipas njoftimit të komunës, këto aktivitete po realizohen përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, shëndetit publik dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve.
Komuna ka paralajmëruar se hedhja e mbeturinave në mënyrë të kundërligjshme nuk do të tolerohet. Sipas njoftimit, çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet nga organet kompetente, ndërsa përgjegjësit mund të përballen me masa dhe sanksione ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Njëkohësisht, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në vende të palejuara dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në terren.
Komuna e Drenasit ka theksuar se ruajtja e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it
Arsenali ishte shumë pranë transferimit të Viniciusit, por agjenti zbulon arsyen që e mbajti te Real Madridi
Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë