Drejtuesit e Policisë së Kosovës vizituan në veri njësitë kufitare për ndërhyrje të shpejtë dhe të kontrollit kufitar ujor
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha dhe drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata, vizituan në veri të vendit njësitë policore kufitare dhe patrullat e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, vizituan edhe njësitë për ndërhyrje të shpejtë dhe njësitë e kontrollit kufitar ujor.
“Gjatë kësaj vizite, menaxhmenti policor u takua me zyrtarët e njësive kufitare, ku u njoftuan nga afër me punën dhe angazhimet e tyre patrulluese në mbikëqyrjen e brezit kufitar, konkretisht të vijës së gjelbër dhe vijës së kaltër, në funksion të mbikëqyrjes kufitare, forcimit të sigurisë dhe parandalimit të krimit transkufitar.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës përgëzoi zyrtarët policorë për punën dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës. Vizita u përmbyll me një patrullim me njësitë e kontrollit kufitar ujor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP/
Të rejat Lexo më shumë
Protestuesit te objekti i Ministrisë së Ekonomisë - i vënë flakën dhe shkatërrojnë derën, policia u hedh gaz lotsjellës
Carrick thotë se grindja me Lisandro Martinez ka "mbaruar" pas takimit sqarues
Fermerët po përballen me rritje të reja të çmimeve, çmimet e karburantit janë rritur me 21.7 përqind brenda një viti