Politikë
24/10/2026 13:46
Drejtori i Policisë në terren, u kërkon policëve zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita ka inspektuar në terren shërbimet e Policisë të angazhuara për protestën dhe mblodhi drejtuesit e tyre, duke u kërkuar edhe njëherë zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit.
Drejtori Hita theksoi se shërbimet e Policisë janë në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe të drejtën për të tubuar paqësisht.
Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi drejtuesve të shërbimeve që të instruktojnë edhe njëherë shërbimet e Policisë për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo veprimi të dhunshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Pasi e “dërmoi” në Champions, Manchesteri synon blerjen e Paz
Lajme
Rusia thotë se sulmi ukrainas la pa ujë dhe rrymë Krimenë e okupuar
Lajme
Cili është pub-i më i vjetër në Angli? Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën pas pretendimeve mijëravjeçare
Sport