Ekonomi
24/10/2026 15:16
Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit
Drejtorët e dorëhequr vijojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, pavarësisht njoftimit për largim nga funksionet drejtuese.
I tillë është edhe rasti i drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili ka vazhduar aktivitetin zyrtar duke vizituar Degën Doganore të Durrësit.
Gjatë vizitës, ai inspektoi mjediset e rikonstruktuara dhe zhvilloi një takim me punonjësit e administratës, raporton thch.
Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Beja kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.
Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit ishte përmbushja e planit të të ardhurave.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Duhet të respektojmë shumicën”, Gianni Infantino refuzon thirrjet për dorëheqje pas skandalit të FIFA-s
Politikë
Situatë e tensionuar në Tiranë, protestuesit hedhin gurë - Policia kundërpërgjigjet me ujë e gaz lotsjellës
Politikë
Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat
Lajme