Politikë
31/10/2026 18:32
“Drejtësi për Arlindën”/ Protestuesit marshojnë drejt qeverisë
Në qendër të Prishtinës sërish është mbajtur protestë për Arlinda Zekajn.
Aktivistë të shumtë për të drejtat e grave dhe barazi gjinore u solidarizuan me familjarët e viktimës, duke kërkuar llogari nga shteti për tragjedinë që ndodhi në Vitomiricë të Pejës,
Protestuesit marshuan drejt qeverisë ku, rëndom si ditët që lëmë pas, kërkuan dorëheqjen e ministrave Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla.
Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra të dielën e 25 tetorit, nga kunati i saj.
Jo pak herë, ajo kishte kërkuar nga policia, prokuroria e gjykata që ta mbrojnë nga bashkëshorti dhunues.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Molotovë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me autobotët ujëhedhës
Sport
Nga trofetë me Hysin, Prishtinën e Llapin te karriera si trajner – Ahmet Haliti, mysafir në “Arena e Yjeve”
Lajme
Shtatë libra që sjellin mister, frikë dhe fantazi në mbrëmjet e vjeshtës
Sport