Drejtësi për Arlindën, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.
Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.
Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
07/11/2026 12:14- Gjashtë kërkesat e protestuesve
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në protestën që ka nisur sot në ora 12:00 në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë 6 kërkesa.
Ndër to është edhe kërkesa për legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.
Kërkesat:
- Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë;
- Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit;
- Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare;
- Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje;
- Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë
- Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra
Të rejat Lexo më shumë
Helmohen disa fëmijë në një kopsht në Shqipëri, shtatë prej tyre përfundojnë në spital
Renault zhvillon një automjet ushtarak pa ekuipazh
BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën