← Kthehu te Ballina
Sport 24/10/2026 20:01

Dramë e vërtetë në Serie A, mbyllet me barazim superndeshja Napoli-Roma

Dramë e vërtetë në Serie A, mbyllet me barazim superndeshja Napoli-Roma

Padyshim sonte u zhvillua një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në Serie A.

Në “Diego Armando Maradona Stadium”, është mbyllur me rezultat 3-3 duke e bërë një nga ndeshjet më dramatike të së shtunës.

Ishin fillimisht vendasit ata që shënuan me anë të Zambo Anguissas dhe Scott McTominayt, por që më pas ishin Soule dhe Balerdi që rikthyen Romën në lojë.

Më pas shënoi përsëri skocezi me një supergol nga distanca, por që iu kundërpërgjigj Balerdi me një tjetër gol duke shpëtuar Romën dhe rekordin e saj si të pamposhtur.

Roma, mbetet e 3-ta me 18 pikë ndërsa Napoli e 10-ta me 11 pikë.

Reklamë