Lajme
19/10/2026 14:16
Dragiša dhe Jovan Viqentijeviq me pranga në duar, nënshkruajnë praninë në gjykatë (Video)
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragiša Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq.
Seanca filloi me vonesë për shkak të transportimit të të akuzuarve drejt gjykatës, raporton
Dragiša dhe Jovan Viqentijeviq, me duar të lidhura, janë parë duke nënshkruar praninë e tyre në seancë, para fillimit të shqyrtimit gjyqësor.
Të tre të akuzuarit tashmë kanë dalë para trupit gjykues, ku ka nisur gjykimi lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës së kanalit Ibër-Lepenc.
Ky rast lidhet me sulmin ndaj kanalit që ka rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë në Kosovë.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Ardian Gjini ngushëllon familjen Rexha për ndarjen nga jeta të Argjirit
Sport
Kylian Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026
Politikë
Në Apel, mbrojtja kërkon lirimin e të akuzuarve për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë
Lajme