Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi
Ambasada Gjermane në Kosovë ka rikujtuar shfaqjen e dokumentarit “Eni’s Rescue”, i cili rrëfen historinë e një familjeje hebreje të shpëtuar gjatë Holokaustit, me ndihmën e shqiptarit nga Kosova, Veli Meliqi.
Dokumentari është shfaqur në Reporting House, ndërsa pas projeksionit është zhvilluar një bashkëbisedim me producentin e filmit dhe ish-ambasadorin Bernd Borchardt, shkruan
Filmi tregon historinë e familjes hebreje Frances, e cila në vitin 1943 u largua nga Shkupi drejt Tiranës, me ndihmën e Veli Meliqit, i cili i ndihmoi të shpëtonin nga përndjekja naziste.
Në dokumentar përfshihet edhe dëshmia e Eni Altaratz, e lindur Frances, e cila sot jeton në Jerusalem. Përmes rrëfimit të saj, filmi sjell historinë e familjes dhe guximin e njerëzve që ndihmuan hebrenjtë gjatë asaj periudhe.
Ambasada Gjermane thekson se dokumentari trajton edhe rolin e veçantë të Shqipërisë gjatë Holokaustit, kur mijëra hebrenj gjetën mbrojtje falë solidaritetit dhe guximit të shqiptarëve dhe ndihmësve shqiptarë nga Kosova.
“Dokumentari hedh dritë mbi guximin dhe humanizmin e atyre që ndihmuan hebrenjtë të shpëtonin nga përndjekja naziste”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Në njoftimin e saj, Ambasada Gjermane ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, duke e cilësuar mbrëmjen si një mundësi përkujtimi dhe shkëmbimi të rëndësishëm rreth historisë së Holokaustit.
Të rejat Lexo më shumë
Vuçiq këndonte dhe festonte në një lokal në Beograd, por papritur iu ndryshua fytyra
29 shkolla në Gjakovë pajisen me aparate moderne për pastrimin e dyshemeve
Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata në Itali merr vendimin për 21-vjeçarin shqiptar