← Kthehu te Ballina
Lajme 20/10/2026 11:31

DOGANA

DOGANA

kur filloi vala e mërgimit

shtrëngon pas vetes një valixhe të ndritur

ndërsa mban radhën te dogana:

- Ju lutem, hapeni valixhen.

Ndoshta s’ka kuptuar ç’i thonë.

- Tundu. Hape pra! Lëviz!

Vështrimi i hutuar nuk e ndihmon.

- I thoni këtij të hapë valixhen!

Filluan t’i flasin me inat në shumë gjuhë.

Ai po njësoj shtrëngonte valixhen si torollak.

- I thoni ta vendosë valixhen mbi banak!

Prenë rripat e valixhes, shpërthyen çelësat

por në valixhe s’kishte gjë.

Reklamë