← Kthehu te Ballina
Ekonomi 04/10/2026 10:01

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana kap mbi 13 mijë euro të padeklaruara në Hani të Elezit

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 13 mijë e 353,98 euro mjete monetare të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.

Sipas Doganës, rasti është zbuluar më 3 tetor, kur zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.

Drejtuesi i automjetit, kur është pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar, ka deklaruar se nuk kishte asgjë.

Megjithatë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 11 mijë e 980 euro dhe 84 mijë e 500 denarë maqedonas.

Pas konvertimit, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara arrin në 13 mijë e 353,98 euro. Paratë janë konfiskuar nga autoritetet doganore.

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë. /Zani Digjital/