← Kthehu te Ballina
Lajme 20/10/2026 19:47

Djemtë e çojnë në fund amanetin e babës në Junik, u pre një qingj për asfaltimin e rrugës

Djemtë e çojnë në fund amanetin e babës në Junik, u pre një qingj për asfaltimin e rrugës

Islam Krasniqi ndërroi jetë para pak muajsh papritmas në bjeshkët e Junikut. Islami njihej si njëri nga blegtorët më të vyeshëm e punëtorë në Junik ndër vite me delet e tij të veçanta.

Para se të ndërronte jetë, ai kishte premtuar se do të shtrojë një darke kur të shtrohej me asfalt rruga për në bjeshkë.

Fatin s’e kishte që të përjetonte këtë moment, por amanetin e tij e çuan deri në fund djemtë e tij. Një dele u shtrua vikendin që lamë pas kur u bë asfaltimi i rrugës për në bjeshkën e Junikut.

Reklamë